ILO: 2,7 miliardë të punësuar të prekur nga masat shtrënguese
BKT
Ekonomi

ILO: 2,7 miliardë të punësuar të prekur nga masat shtrënguese

Shumë vende të botës po përpiqen të ruajnë distancën sociale dhe të marrin masa të reja për të zvogëluar shpejtësinë e përhapjes së COVID-19, për të lehtësuar sistemin shëndetësor dhe për të parandaluar humbjet e jetëve.

Mangësitë në jetën e biznesit, kufizimet e udhëtimeve, ndërprerja e arsimit dhe masat e tjera të lidhura me kufizimet e daljeve në rrugë kanë shkaktuar efekte të papritura dhe të ashpra mbi punëmarrësit dhe bizneset, ku disa prej tyre janë detyruar të ndalojnë aktivitetet e tyre, ndërsa disa të tjera kanë ndryshuar mënyrat e punës.

Në raportin e saj për COVID-19 dhe botën e biznesit, ILO tregon se efektet ekonomike të pandemisë janë më seriozet që janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Raporti thekson se 2,7 miliardë të punësuar që korrespondojnë me 81 për qind të 3,3 miliardë punëmarrës në të gjithë botën, janë të punësuar në biznese që janë detyruar të mbyllen ose që janë rekomanduar të mbyllen. Në të gjithë botën parashikohet se 6,7 për qind e orarit të punës do të eliminohet në tremujorin e dytë të vitit.

Sipas grupeve për të ardhurat, grupi me të ardhura "të larta-të mesme" pritet të jetë grupi ku do të ulet më shumë në bazë proporcionale orari i punës, ndërsa vendet që do të preken më shumë nga kjo renditen vendet arabe, evropiane dhe ato të Azi-Paqësorit.


MË SHUME NGA Ekonomi