SHBA, FMN akordon fonde për 25 vendet më të varfëra
Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi akordimin e një ndihme urgjente për 25 nga vendet më të varfëra në botë për t’u mundësuar lehtësimin e borxhit dhe për t’i bërë ballë ndikimit nga pandemia e COVID-19
“Masa e njoftuar do të mundësojë mbulimin për gjashtë muaj të rimbursimit të borxhit të FMN-së dhe do të japë një pjesë të madhe të burimeve e tyre për materialet urgjente mjekësore dhe ndihma”, thuhet në deklaratë.
Njëzet e pesë vendet janë, Afganistani, Benini, Burkina Faso, Centrafrique, Çadi, Komoret, RD e Kongos, Gambia, Guinea, Guinea-Bisau, Haiti, Liberia, Madagaskari, Malavi, Mali, Mozambiku, Nepali, Nigeria, Ruanda, Sao Tome dhe Principe, Sierra Leone, Ishujt Salomon, Taxhikistani, Togo Jemeni.
“Fondi i Mirëbesimit aktualisht ka një kapacitet prej 500 milion dollarësh në burime menjëherë të disponueshme, duke përfshirë 185 milion dollarët e premtuar kohët e fundit nga Britania e Madhe dhe 100 milion dollarët e siguruar nga Japonia”, theksoi FMN.
“Kina dhe Hollanda gjithashtu kanë premtuar kontribute të konsiderueshme. Unë inkurajoj donatorët e tjerë të na ndihmojnë të rimbushim fondin dhe të rrisim aftësinë tonë për të siguruar më shumë lehtësim të borxhit për dy vjet të plota për anëtarët më të varfër të FMN-së”, theksoi Kristalina Georgieva, e cila drejton FMN.























