Turqi - Suficiti 12-mujor shkon në 6,1 miliardë dollarë
BKT
Ekonomi

Turqi - Suficiti 12-mujor shkon në 6,1 miliardë dollarë

Banka Qendrore e Republikës së Turqisë (TCMB) publikoi të dhënat e bilancit të pagesave që kanë të bëjnë me periudhën shkurt 2020.

Sipas të dhënave të bilancit të pagesave, llogaria rrjedhëse 12-mujore dha suficit prej 6 miliardë e 128 milionë dollarëve.

Llogaria rrjedhëse pa përfshirë floririn dhe energjinë dha suficit 3 miliardë e 225 milionë dollarë në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa në shkurt të vitit 2020 u realizua me 2 miliardë e 567 milionë dollarë.

Hyrjet neto nga bilanci i shërbimeve u rritën me 315 milionë dollarë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019 dhe u realizuan në shifrën prej 1 miliard e 492 milionë dollarë.

Ndërkaq të ardhurat neto nga udhëtimet nën bilancin e shërbimeve u rritën me 41 milionë dollarë në të njëjtën periudhë dhe arritën në 855 milionë dollarë.

Ndërsa në rezervat zyrtare në shkurt u shënua një rritje neto prej 3 miliardë dollarëve.


MË SHUME NGA Ekonomi