MEPTINIS tregon se si bizneset duhet aplikojnë për të lëvizur në pandemi
BKT
Ekonomi

MEPTINIS tregon se si bizneset duhet aplikojnë për të lëvizur në pandemi

Referuar vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin, luftimin dhe eleminimin e COVID-19 në komuna të Kosovës, Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjik (MEPTINIS) njofton për masat për mbarëvajtjen e operatorëve ekonomik.

MEPTINIS jep detajet se si bizneset duhet të aplikojnë për të veprurar gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.

Ministria thotë se me anë të kësaj mundësohet, transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit.

“Punëdhënësi e shkarkon nga sistemi elektronik EDI i ATK-së çertifikatën, e vulosë dhe e nënshkruan, për secilin punonjës; dhe punëtori duhet ta mbajë këtë formë me vete, bashkë me letërnjoftim dhe (nëse ka) edhe ‘bexh’-in e kompanisë”, njofton MEPTINIS.

Në fund, ministria thotë se punëdhënësi duhet të siguroj që veprimtari është në listën e lejuar.


MË SHUME NGA Ekonomi