Ankohen fermerët: Prodhimtaria bujqësore është duke falimentuar
BKT
Ekonomi

Ankohen fermerët: Prodhimtaria bujqësore është duke falimentuar

Pandemia e Coronavirusit është duke u shkaktuar dëme të mëdha fermerëve në Kosovë.

Fermerët thonë se pandemia ka ndikuar jashtëzakonisht shumë te ta dhe se prodhimtaria bujqësore është duke falimentuar.

Prodhuesit e patateve, perimeve dhe fidanëve janë në krizë, sepse është faza e shitjes së tyre dhe ata nuk mund t’i shesin produktet e tyre, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, fermeri Gani Dobratiqi i cili ka 22 hektarë të mbjellë me  grurë, dhe një fermë me 20 lopë qumështore, ka treguar se edhe përkundër masave të reja, fermerët me një aneks të veçantë të vendimit dhe të pajisur me certifikatë, kanë të drejtë të punojnë nga ora 6 deri në ora 20:00.

Dobratiqi ka thënë se ky orar është i dobishëm për secilin fermer. Por ai ka kërkuar përfshirjen e fermerëve në Pakon Emergjente Fiskale.


MË SHUME NGA Ekonomi