Haraqija: Këto kategori mund të përfitojnë nga shteti
BKT
Ekonomi

Haraqija: Këto kategori mund të përfitojnë nga shteti

Drin Haraqia, drejtor i Agjencisë së Punësimit në MEPTINIS, ka njoftuar se kush janë përfituesit e pagesës së asistencës mujore.

"Duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Pakon Emergjente Fiskale, Nr.01/19, datë 30.03.2020 dhe Vendimin e Ministrit të Financave dhe Transfereve për Aprovimin e Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente datë 03.04.2020. Masës 15 – Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej njëqind e tridhjetë (130) EURO për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, që nuk janë përfitues  të asnjë të hyre mujore nga buxheti i Kosovës, për muajin Prill, Maj dhe Qershor, në vlerë deri në tre milion (3,000,000.00) EURO dhe pikës 3 të sqarimit për këtë Masë, ju njoftojë që aplikimi për tu regjistruar si i PAPUNË", tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

 
Aplikimi për tu regjistruar si i PAPUNË do të bëhet në këto metoda:

"REGJISTRIMI ONLINE duke shfrytëzuar linkun e WEB faqes së Agjencisë së Punësimit, secilit punëkërkues do t’ju mundësohet marrja e shërbimeve përmes uebit. Po ashtu përmes uebit  aprk.rks-gov.net do të bëhet regjistrimi i punëkërkuesve online (sqarim më poshtë).  PËRMES E-MAILIT duke dërguar formularin e plotësuar (shkarko formularin Forma për Aplikim) tek Udhëheqësi i Zyrës së Punësimit në Komunën tuaj, në e-mail adresën e Udhëheqësit të Zyrës ( Lista e Kontakteve ne Aneksin e këtij njoftimi Njoftimi dhe Lista e Kontakteve) nëse KENI PROBLEM me formularin i dërgoni këto të dhëna në e-mailin e shënuar më lart si: Numri i letërnjoftimit, emri, emri i prindit, mbiemri, data e lindjes, vendi i lindjes, vendbanimi i përhershëm, gjinia, etniciteti, statusi martesor, numri i telefonit mobil (OBLIGATIV), e-maili, adresa, statusi i punësimit, edukimi, profesioni, patentë shoferi, përvoja e punës, aftësitë e kufizuara", tha ai.


MË SHUME NGA Ekonomi