Inovacioni në kohë pandemie
BKT
Ekonomi

Inovacioni në kohë pandemie

Visar Krasniqi, RTK

Një lajm i mirë vjen nga një kompani kosovare. Ventilatorët e Rron Cenës po bëhen gati për pacientët që janë prekur nga sëmundja COVID-19 gjatë këtij muaji. 

Së bashku me ekipin e tij, Cena po finalizon prodhimin e respiratorëve, prodhim vendor, që është mungesë në Kosovë dhe botë. Ai tha se tashmë ka marr shumë kërkesa nga shumë shtete të botës.

Kjo pajisje po i kalon testet e fundit të përdorimit mjekësor, para se të bëhet pjesë e Klinikës Infektive e Qendrës Klinike Universitare. 

Ventcore, quhet respiratori prodhim i Rron Cenës, së bashku me ekipin e tij të kompanisë “Formon”.

Ai thotë se ventilatori do t'u ndihmojë pacientëve të Kosovës që kanë nevojë, ndërsa pritet të jetë i gatshëm për përdorim brenda këtij muaji.

"Qe një javë jemi duke bërë testime të parametrave mjekësor, që janë shumë të ndieshëm, janë testime të parametrave që duhet me qenë me saktësi shumë të lartë, që në momentin që vendosen prej që nuk ka me pas ndryshim...anën mekanike të produktit e kemi përfundu,të gjitha janë të lidhura dhe kanë efekt zingjror", tha ai.

Por, çka ka mbetur deri në përfundim të produktit që është tërësisht prodhim i vetëm në Kosovë e rajon.

" Qëllimi i afërt si kompani është që të kemi ne përdorim gjatë këtij muaji.;Po definitivisht, kemi konsultenta dhe këshilltar mjekësor, që po na përcjellin në cdo hap,  të zhvillimit dhe tërë kohën dhe me feedback e tyre jemi duke i bërë ndërrimet. Jemi duke bërë progres, janë vetëm parametrat, që duhet të caktohen saktë. Kemi supermjek të Kosovës dhe ndërkombëtar që po na këshillojnë, funksionaliteti minimal ta mundëson me qit një produkt që e ka një kosto shumë më të lirë se cka ka në treg, i bie për pacientë që kanë nevoj për asistencë në frymëmarrje"", tha ai.

"Jemi në 80 për qidn të testimit të pajisjes, është hapat e fokusit më të madh, dhe përqendrimit më të madhe pejsa me sensitive dhe i konsolidimit në prodhim, siguria e cikleve që mos me dështu produkti". Në momentin që jemi të gatshëm, do t'i japim spitalit tonë disa respirator donacion, ...për këtë arsye jemi tu u ngut për me dal sa me shpejt, në përfundim. Deadline vetës që i kemi caktu është fundi i javës së ardhshme, me pas komplet një pasqyre se qysh me organizu linjën e prodhimit, dicka që bëhet brenda dy ditëve, sepse i kemi resurset dhe kompanitë bashkëpunotre që munden me na ofru dhe përfundimin e testimeve. jemi duke e prit me padurim që ta finalizojmë", tha ai.

Gjatë kësaj kohe Cena thotë se ka qenë në konsulta me shumë mjekë dhe profesionistë të fushës shëndetësore, me Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa qëllimi i tij është që ta finalizojë sa më shpejt produktin.

Për produktin e tij, Cena thotë se tashmë ka marrë shumë kërkesa nga shumë shtete të botës.

"Kemi mbi 20 30 shteti sepse me ka humb numrimi i kërkesave, kemi tepër të madhe jashtë Kosovës, sidomos me shtetet me 20-30 milionë banorë, kemi kërkesa ne afrik, që kanë vetëm dy ventilator dhe jemi”, tha ai.

Cena është shpikësi i printerit 3D -  të kompanisë “Formon”, përmes të cilit do të prodhohen edhe respiratorët.


MË SHUME NGA Ekonomi