Mërgata shqiptare në Angli e gatshme për të përkrah Kosovën
BKT
Ekonomi

Mërgata shqiptare në Angli e gatshme për të përkrah Kosovën

Koronavirusi ka përfshirë shumicën e vendeve të botës dhe po krijon probleme sociale.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Londra Artan Llabjani, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Evropë dhe në Angli, tha se ka pasur interesim për të mbështetje nga mërgata për tejkalimin e COVID-19.

"Qëllim ynë ka qenë të mbështesim familjet në Kosovë", tha a sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai tha se si një qytetar aktiv i Komunitetit Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe si President i Rrjetit të Biznezeve Shqiptare ne Evropë,  kishte ndërmarrë iniciativën për të mbledhur fonde për të ndihmuar në mbështetjen e atyre që preken nga Coronavirus në Kosovë.

"Tash komuniteti shqiptar në Angli ka filluar të dërgojë mjete në fondin e qeverisë", tha ai.


MË SHUME NGA Ekonomi