Mercedes-Benz paralajmëron rifillimin e prodhimit në fabrika në Turqi
BKT
Ekonomi

Mercedes-Benz paralajmëron rifillimin e prodhimit në fabrika në Turqi

Një nga kompanitë kryesuese botërore të industrisë automobilistike Mercedes-Benz paralajmëroi rifillimin e prodhimit në fabrikat e saj në Turqi.

Në kulmin e pandemisë globale COVID-19 dhe ndërprerjes së zinxhirit të furnizimeve të lëndëve të para në treg, kompania Mercedes-Benz në mars ndërpreu prodhimin në pjesën më të madhe të fabrikave në botë, përfshirë edhe dy në Turqi.

"Duke marrë të gjitha masat paraprake dhe monitorimin e situatës në terren, morëm vendim për vazhdimin e punës në fabrikën tonë të prodhimit të autobusëve në Hosdere dhe fabrikën e prodhimit të kamionëve në Aksaray. E para do të fillojë më 20 prill dhe tjetra katër ditë më vonë", tha kompania në një deklaratë.


MË SHUME NGA Ekonomi