Ekonomia greke do të tkurret 5 deri në 9 për qind këtë vit, shkak pandemia
BKT
Ekonomi

Ekonomia greke do të tkurret 5 deri në 9 për qind këtë vit, shkak pandemia

Ekonomia e Greqisë do të tkurret me rreth 5 deri në 9 për qind këtë vit, sipas skenarit më të keq, e goditur nga masat kufizuese për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend.

Projeksioni nga Fondacioni i Kërkimeve Ekonomike dhe Industriale (IOBE) në rishikimin e tij tremujor ishte në një zbritje të mprehtë krahasuar me parashikimet e mëparshme, me rënie të ekonomisë me 2,2-2,5 për qind të parashikuar në shkurt.

Greqia ka qenë në një rrugë rikuperimi pas një krize 10-vjeçare të borxhit që rrënoi ekonominë me një të katërtën. Ajo u rrit me 1.9 për qind vitin e kaluar, e ndihmuar nga lulëzimi i turizmit, i cili gjithashtu pritej të merrte një hov të madh këtë vit.

Parashikimet e IOBE ishin në përputhje edhe me parashikimet e fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili të martën vlerësoi se ekonomia e Greqisë do të tkurrej me 10 për qind këtë vit, duke çuar papunësinë në 22.3 për qind nga 16.4 për qind që ishte në janar.

“Papunësia mund të rritet në 19.3 për qind nën skenarin fillestar … ose edhe më të lartë në 21.2 për qind nën skenarin më të keq,” tha kreu i IOBE Nickos Vettas.

Skenari fillestar i studimit supozon se masat e bllokimit do të qëndrojnë në fuqi deri në mes të majit dhe do të lehtësohen gradualisht pas kësaj, duke përfshirë një rifillimin e turizmit.

Skenari më i keq supozon se koronavirusi do të shpërthej përsëri në vjeshtë, duke shkaktuar kufizime të mëtejshme për familjet dhe bizneset./Reuters


MË SHUME NGA Ekonomi