COVID-19 godet eksportet, ulje me 36.2% në muajin mars
BKT
Ekonomi

COVID-19 godet eksportet, ulje me 36.2% në muajin mars

Në muajin mars eksportet e mallrave arritën vlerën 18 miliardë lekëve, duke u ulur me 36.2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 29%, në krahasim me muajin shkurt të këtij viti.

Instituti i Statistikave publikoi sot raportin mbi tregtinë e jashtme sipas të cilit importet e mallrave arritën vlerën 42 miliardë lekëve, duke u ulur me 25.4%, në krahasim me një vit më parë dhe me 19.3%, në krahasim me shkurtin 2020.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 24 miliardë lekë, duke u ulur me 14.9%, krahasuar me marsin 2019 dhe me 10.2 %, në krahasim me shkurtin 2020.

Sipas të dhënave të publikuara vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Italia me 48.5%, Kosova me 43.1% dhe Greqia me 24.6%.

Kjo tregon edhe pasojat e infeksionit COVID-19 në ekonomi, pasi Italia dhe Greqia, dy nga vendet më të prekura pjesë e Bashkimit Evropian, janë partnerët kryesorë tregtarë të vendit tonë. /atsh


MË SHUME NGA Ekonomi