Dëmet e bujqve në pandemi
BKT
Ekonomi

Dëmet e bujqve në pandemi

Në këtë kohë pandemie , buqit po hasin në vështirësi sa i përket shitjes së produkteve të hershme pranverore si dhe atyre paraprak si shkak i kufizimit të lëvizjeve, numrit të vogël të blerësve si dhe mbyllja e kufijve për eksport në këtë kohë pandemie.

Për shkak të pandemisë, shumë buq kanë mbetur  pa i shitur produktet e tyre.

Valjeta Shala, RTK

Dëme ka pësuar edhe bujku Venhar Pllana i fshatit Kçiq të Vushtrrisë, i cili merret me kultivimin e patates. Ai thotë së dëmet e tij në këtë kohë pandemie si shkak i mosshitjes i ka dëmtuar rreth 10 tonë patate, kurse rreth 50 tonë i kanë mbetur ende të pashitura.

 “Kam dëme te prishura dhe patate te pashitura qe tregu nuk është duke funksionu per shkak te virusit.Patate ëtpashitura jane 50 ton dhe te demtuar 10 ton”, tha ai. E të njëjtin hall ka edhe Shaban Kosumi së bashku me dhjetëra bujq të tjerë të Pestovës. Përveç 25 tonëve të patateve që nuk arriti t'i shesë në treg, ai thotë se po u rrezikohen edhe të mbjellat e hershme pranverore. “Telashe kemi shume se kemi prodhu shume fidane e shume sene per shitje.Nese keto sene nuk shiten deri me 10 Maj , atehere mujn me shku posht", tha ai. Dëme pësoi edhe Tahir Tahiri, njëherësh edhe kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve. Por, ai tha se së shpejti këto dëme në buqësi pritet të përllogariten. “Kam dikun 100 trupa peme, dy ari sere te cilen e kam kultivuar me spinaq dhe per mungese te tregut per  kushtet e krijuara pas  pandemie, unë nuk kam mundur mi shit fare.

Na si sindikate sindikale do te marrim nje mase qe do te dalim ne teren dhe do ti bejm nje regjsitrim me aktivita ne krejt Kosven dhe do te insitojm tek Minsitria e Bujqesise si dhe Qeveria qe nga ajo pako e ndihmave per bizneset edhe bujqit te ndihmohen per shkak te demeve qe kane pesuar", tha ai. RTK ka kërkuar edhe një përgjigje nga Ministria e Bujqësisë rreth këtyre shqetësimeve të bujqve por ata nuk kanë kthyer një përgjigje.


MË SHUME NGA Ekonomi