09:26 / 20.04.2020
Fermerët e Mamushës kanë nevojë për mbështetje
Edhe komuna e Mamushës, po menaxhon mirë situatën në këtë kohë pandemie. Mamusha është njëra ndër komunat e rralla që nuk ka të infektuar asnjë qytetar me Covid19.
Abdülhadi Krasniç, kryetar i komunës së Mamushës, tha se kjo komunë ka bërë mobilizimin për menaxhimin e pandemisë.
'Ne kemi shtabin emergjent për të menaxhuar luftën ndaj Covid19. Për fat të mirë deri më tani nuk kemi asnjë rast të infektuar me coronavirus", tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij tani kanë filluar të dalin në shitje produktet bujqësore nga Mamusha.
"Tani problemi i shitjes së produkteve ka të bëj me tregjet që tani janë të mbyllura", tha ai.























