AKK përkrah gjeodetët, KOPOS-i dy muaj pa pagesë
Masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës për kufizim të lëvizjeve me qëllim të mbrojtjes nga sëmundja COVID19 kanë pasur ndikim negativ edhe në kryerjen e punëve profesionale të gjeodetëve të licencuar dhe kompanive të licencuara gjeodete.
Konkretisht, këto palë profesionale të interesit paguajnë kosto financiare për shfrytëzimin e produkteve dhe shërbimeve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ndërsa kthim të investimeve nuk mund të kenë për shkak të kërkesës së Agjencisë Kadastrale të Kosovës që punët me palë dhe punët në terren të i zbresin në minimum. Për këtë arsye dhe me qëllim të ofrimit të një ndihmese për këto kategori shfrytëzuesish, Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti me pëlqimin e drejtorëve të drejtorive të Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka sjell vendim për lirim nga pagesa për shfrytëzim të rrjetit KOPOS për dy muaj për Kompanitë e licencuara gjeodete dhe për gjeodetët e licencuar. Vendimi hyn në fuqi menjëherë!























