Kurtishaj:Sektori privat po i bartë pasojat e deklaratave boshe të Qeverisë
Ruzhdi Kurtishaj, kryesues i Kuvendit të OEK-ut, përmes një postimi të bërë në Facebook, është shprehur të jetë i indinjuar me trajtimin që po i bëhet në këtë krizë, sektorit privat, derisa thotë se ky sektor po i bartë pasojat kryesore të deklaratave boshe.
“Në vazhdimësi sektori privat po i bartë pasojat e ketyre dekkaratave boshe. Jemi në gjysmën e dytë të muajit të dytë të rënjes ekonomike dhe përballjes me Covid 19 dhe shumica e bizneseve private nese nuk jan mbyllur, kane rënie drastike të të hyrave financiare, gjithashtu shumica e të punësuarve në sektorin privat nuk e kane marre as pagen e Marsit e mos te flasim për pagën e Prillit në mungesë të mjeteve finaciare”, shkruan ai.
Kurtishaj tutje thot se pako financiare është shumë e mangët, duke akuzuar qeverinë në largim, për të cilën thotë se ky vendim do të jetë vetëm temë e debatave për qëllime politike.
“Pako finaciare edhe ashtu shumë e mangët nga Qeveria si pako për mbështetje të rasteve socjale e jo për të mbijetuar ekonomia e sektori privat edhe ashtu akoma nuk po shihet një dritë jeshile në fund të tunelit, por ky vendim nga ana e Qeverisë në largim si po duket do të jetë vetëm temë e debateve pozitë e opozitë, për qellime politike.
Është koha e fundit që personat përgjegjës të bëhen serioz sepse situata është mjaft serioze, ti lëjnë anash deklaratat shterpe, por të adresojnë rishikimin e buxhetit në Kuvend dhe të merren vendime të duhura për ta mbrojtur ekonominë dhe sektorin privat përmes mbështjes financiare direkte dhe të realizohen sa më parë pagat e të punësuarve në sektorin privat”, përfundon ai.























