09:33 / 22.04.2020
Standardi ndërkombëtar ra në 18.02 dollarë për fuçi
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra nën pragun prej 20 dollarëve për fuçi ndërsa koronavirusi i ri (COVID-19) vazhdon të ndikojë në rritjen e tepricës së naftës për shkak të konsumit të ulët global.
Standardi ndërkombëtar ra në 18.02 dollarë për fuçi, duke shënuar nivelin e tij më të ulët që nga shkurt i vitit 2002, në mëngjesin e së martës me një humbje ditore prej 29.27 për qind pasi të hënën u mbyll në 25,48 dollarë për fuçi.























