Gërxhaliu: Fokusi i Kosovës duhet të jetë zhvillimi dhe avancimi ekonomik
BKT
Ekonomi

Gërxhaliu: Fokusi i Kosovës duhet të jetë zhvillimi dhe avancimi ekonomik

Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu ka thënë se Kosova ka hyrë me krizë në krizë dhe është duke luftuar në tri fronte.

“Kosova së pari ka hyrë në front me corona virusin dhe si të i minimizoj pasojat e kësaj pandemie, dhe së dyti Kosova është në lufte socio - ekonomike ku afër 300.000 punëtor të sektorit privat janë të atakuar nga pandemia dhe janë pa të hyra mujore dhe me mundësi për të humbur edhe vendet e punës. Po ashtu kriza tjetër është edhe rënia e të hyrave buxhetore për shtet nga ATK dhe Doganat e Kosovës, dhe fronti i tret është jo stabiliteti politik në vend si pasoj e mocionit te mosbesimit ndaj Qeveris dhe lufta permanente për pushtet e partive politike e jo për shtete e për interesa te popullit. Pra e tëra kjo e vështirëson aktualitetin e shtetasve të Kosovës dhe e vështirëson edhe me shumë krahasuar me vendet e rajonit dhe më gjerë, që luftojnë vetëm me pandeminë e corona virusit”, ka thënë Gërxhaliu për Bota Sot.

Sipas tij, bota nuk është si më parë dhe nuk do të jetë më ashtu, andaj duhet kuptuar që pandemia ekonomike do të jete mjaft sfiduese dhe kërkon një qasje serioze dhe në rend të parë unitet politik.

“Botën e pret një rirenditje e re botërore edhe ne aspektin ekonomik. Kosova nuk duhet humbur kohë ne gjetjen e arsyeve për dështim por në masat që duhet marrur për të dalur sa me fuqishëm dhe e përgatitur pas pandemisë. Nuk duhet të angazhohet vetëm në sanim të pasojave nga pandemia, por të fokusohet në zhvillim pas pandemisë. Mbështetjen e sektorit privat duhet të jetë prioritet dhe forcimi i partneritet me Institucione financiare ndërkombëtare po ashtu. Shumë shtete hartojnë strategji dalëse dhe projekte për të përfituar sa më shumë ndihmat financiare, andaj kam frikë se Kosova po vonohet. Kujdesi për qytetarin dhe mbrojtja nga pandemia është primare por mbyllja dhe paralizimi i ekonomisë vendore nuk është zgjidhje. Duhet mësuar nga përvoja e vendeve të ndryshme rreth rimëkëmbjes dhe këto përvoja të zbatohen edhe në Kosovë”, ka thënë Gërxhaliu.


MË SHUME NGA Ekonomi