VIDEO- Dobruna: Bizneset në Kosovë të rifillojnë punën sa më parë
BKT
Ekonomi

VIDEO- Dobruna: Bizneset në Kosovë të rifillojnë punën sa më parë

Gjatë kësaj kohë me pandemi, përkundër të gjitha vështirësive ajo që shqetëson jo vetëm Kosovën por tërë globin është ekonomia pas kësaj pandemie, marrë parasysh që shumë biznese kanë ndaluar punën duke quar kështu në rënje ekonomike në të gjitha vendet.

Për të diskutuar këto çështje në RTK i ftuar qe ekonomisti i cili jeton dhe vepron në Vjenë, Kujtim Dobruna

"Austria është ndër shtetet që shumë shpejt i ka ndërmarr masat e nevojshme për tu ballafaquar me pasojat e pandemisë, ka ndërmarrë masa bukur të ashpra që kanë kufizuar lirinë e lëvisjes dhe aktivitetin afarist. Këto masa kanë ndikuar mjaft pozitivisht sepse ka bërë që pandemia të frenohet dhe që gradualisht aktiviteti ekonomik të rifilloj. Një gjendje pak a shumë e ngjajshme është edhe në Zvicërr, sepse kanë filluar ndërmarrjet të rikthehen në veprimtaritë e tyre, dhe pritet të rifillojnë edhe shkollat", tha ai.

Por se a janë të duhura këto masa marrë parasysh që frenojnë ekonominë Dobruna tha se masat e ndërmarra janë mjaft serioze dhe se ato e kanë ngulfatur zhvillimin ekonomik.

"Masat kanë ngulfatur thuajse komplet zhvillimin ekonomik në shumicën e vendeve të botës por kanë qenë të domosdoshme për të mënjanuar rrezikun që do t'i kanosej sistemit shëndetësor sepse sikur numri i infektuarve të arrinte në nivel të papërballueshme atëherë do qe e vështirë që të garantohej kujdesi shëndetëor për të gjithë këta njerëz."

Doburna tha se vendet e zhvilluara e përballojnë më lehtë pasojat ekonomike që janë pas masave të pandemisë por vendet ti Kosova do të kenë vështirësi dhe probleme serioze ekonomike, prandaj ai thot se  duhet të rifilloj hapja që bisneset të mund të rifillojnë veprimtarinë e tyre.

"Në anën tjetër masat ekonomike do të kenë pasoja serioze për të gjitha shtetet edhe për ato shtete që kanë një ekonomi të qëndrueshme edhe të cilat ndoshta e kanë potencialin më të madh për ta përballuar këtë situatë. Zvicra, Austria dhe vendet e Evropës Qëndrore janë më mirë, kanë edhe një ekonomi më solide, bazuar në një sektor privat mjaft të fuqishëm dhe të shëndosh por vendet në zhvillim siç është Kosova do të kenë probleme serioze për tu ballafaquar, andaj është e domosdoshme që gradualisht të rifilloj hapja që bisneset të mund të rifillojnë veprimtarinë e tyre sepse përdryshe pasojat do të jenë shumë serioze", tha Dobruna në RTK.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:


MË SHUME NGA Ekonomi