VIDEO- Pandemia dëmtoi shumë edhe gastronominë
Për shkak të koronavirusit humbjen për secilin biznes janë shumë të mëdha dhe njëri ndër sektoret më të prekura në Kosovë kemi edhe gastronominë.
Për krizën që ka shkaktuar koronavirusi në këtë sektor, në RTK foli nënkryetari i Shoqatës së Gastronomëve në Prishtinë, Arian Henci.
Ai tha se ky sektor asnjëherë më parë nuk ka pushuar kësisoji, pasi në festa dhe gjithçka tjëtër ata punojnë ndërsa kësaj radhe situata ka shkuar duke u rënduar mirëpo ai ritheksoj se janë të gatshëm për tu rikthyer me aktivitetet e tyre.
"Kalkulime konkrete për humbjen në këtë sektor nuk kemi, nuk dihet sa zgjatë kjo pandemi, Oda Ekonomika e Kosovës ka dal me një kalkulim minimal që del diku një çmim simbolik pesë milionë euro dita është humbje, kështu që për t'i numruar ditët, në total del një humbje shumë e madhe. Pagat e stafit akoma nuk janë dhënë dhe duket se do të jetë problem në sektorit privat kësisoji situata veç po rëndohet dhe nuk po shohim shhpresë" tha Henci.
Ai poashtu tha se ky sektor ka një numër shumë të madh të të punësuarve prandaj edhe dëmet në këtë aspekt janë shumë të mëdha, por më e keqja sipas tij është që nuk dihet ende për një strategji dalëse dhe se sa punëtor do rikthehen në punë pas pandemisë.
"Në Prishtinë nuk kanë të dhëna të sakta për numrin e punëtorëve por në Kosovë janë rreth 15 mijë, pastaj duhet marrë parasysh edhe stafin që punon me gjysëm orar, stafin që punon sezonal janë diku mbi 40 mijë, duke dal kështu që ka shumë të puënsuar në numër të madh dhe natyrisht dëmet tashmë janë shumë të mëdha. Më e dhimbshmja është që nuk po flitet për një strategji dalëse, e po ashtu edhe ajo se sa punëtorë kanë me u rikthy në punë pas pandemisë" tha ai.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë:























