Kosova do ta zgjidhte problemin e ujit vetëm me shfrytëzimin e Lepencit
BKT
Ekonomi

Kosova do ta zgjidhte problemin e ujit vetëm me shfrytëzimin e Lepencit

Institucionet e Kosovës duhet të punojnë në drejtim që në të ardhmen të realizohet plani i inkorporimit të ujit të lumit Lepenc.

Sokol Xhafa,  ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit 'Prishtina", tha sot në RTK se me futjen e ujit të lumit Lepenc në sistem do të zgjidhej furnizimi afatgjatë me ujë për Kosovën.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët të kurdejnë ujin, ndësa keqpërforuesit e ujit do të procedohen në organet e drejtësisë. 

Sipas tij Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina", ka planin edhe nëse ka thatësira, siç është ai i mbushjes së liqenit të Batovcit me ujë nga Ujmani.

Ndryshe këto ditë niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 627.64 m mbi nivelin e detit ose 8.36 m nën kuotën e kapërderdhjes ndërsa, niveli i ujit në liqenin e Badocit është 639.80 m mbi nivelin e detit ose 10.05 m nën nivelin e kaperderdhjes.


MË SHUME NGA Ekonomi