BB kredi 100 milionë dollarë për luftën kundër koronavirusit
BKT
Ekonomi

BB kredi 100 milionë dollarë për luftën kundër koronavirusit

Banka Botërore ka aprovuar një kredi prej 100 milionë dollarë për Turqinë për të mbështetur përpjekjet e saj në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

"Projekti është pjesë globale e Bankës Botërore prej 14 miliardë dollarë të 'Facility Fast Track'", tha banka në një deklaratë.

Projekti, i zbatuar nga Ministria e Shëndetësisë në Turqi, ka për qëllim të mbështesë përpjekjet e qeverisë për të frenuar përhapjen e virusit dhe forcimin e sistemit të përgjithshëm shëndetësor për zbulimin dhe trajtimin e rasteve.

Ai synon të forcojë sistemet e testimit dhe mbikëqyrjes dhe prokurimin e pajisjeve të vijës së parë për të adresuar nevojat urgjente për pajisje mjekësore dhe furnizime.

"Mjetet financiare do të forcojnë aftësinë e Turqisë për të shmangur humbjet potencialisht të larta shëndetësore dhe njerëzore të pandemisë së COVID-19 duke forcuar menaxhimin e sëmundjeve", tha Auguste Tano Kouame, drejtori Bankës Botërore për Turqinë.

Me veprimet e mbështetura nga ky projekt, banka shpreson të ndihmojë në shpëtimin e jetëve, shtoi ai.

"Duke pasur parasysh natyrën e sëmundjes, popullsia në përgjithësi do të përfitojë nga ky projekt", tha Ahmet Levent Yener, udhëheqësi i projektit.

Ai shtoi se rreth 20 milionë njerëz pritet të përfitojnë nga kjo iniciativë, përfshirë njerëzit që kontraktuan virusin, popullatat në rrezik (veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike), familjet e refugjatëve, personelin mjekësor dhe të urgjencës, objektet mjekësore dhe testuese, dhe agjencitë e shëndetit publik të angazhuar në përgjigje në Turqi.

"Projekti do të synojë gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin e shëndetit publik dhe ndryshimin e sjelljes, i cili do të zgjerojë angazhimin e komunitetit dhe aktivitetet në terren për të rritur angazhimin e qeverisë, sektorit privat dhe shoqërisë civile, për të ndërtuar njohuri, siguri dhe besim", thuhet në deklaratë.


MË SHUME NGA Ekonomi