08:40 / 29.04.2020
Rubla ruse nën presion për shkak të rënies së çmimit të naftës
Banka Qendrore e Rusisë të enjten shiti valutë të huaj ekuivalente me 23 miliardë rubla (308 milionë dollarë) në tregun e brendshëm për të mbështetur rublën ruse, e cila është nën presion për shkak të rënies së çmimit të naftës.
Shuma u regjistrua si vëllimi më i lartë i shitjeve në valutë të huaj që nga 10 marsi, kur banka filloi të shesë valutë të huaj, sipas të dhënave të Bankës Qendrore ruse.
Vëllimi i mëparshëm i shitjeve rekord ishte 19.2 miliardë dollarë që u realizua më herët gjatë kësaj jave, më 22 prill.























