18:56 / 29.04.2020
Rukiqi dhe Zeka vizitojnë KEDS-in
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi si dhe Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka sot kanë vizituar KEDS-in.
Drejtori i KEDS, z. Alper Erbas, mirëpriti vizitën e tyre si dhe falënderoj për interesimin e vazhdueshëm që odat po tregojnë për bizneset gjatë kësaj periudhe të vështirë të pandemisë.























