Orsted" dhe "Nestle" marrëveshje 15 vjeçare për blerjen e energjisë së erës
Kompania daneze "Orsted" e njohur më parë si "Dong Energy", nënshkroi marrëveshje 15-vjeçare me kompaninë britanike "Nestle" për të shitur energjinë e gjelbër nga mullinjtë me erë.
Filiali në Britani të Madhe i kompanisë më të madhe të ushqimit dhe pijeve në botë, "Nestle", do të blejë 31 megavat prodhim nga kapaciteti i përgjithshëm i fermës së erës prej 573 megavat.
Nga 1 maji i vitit 2020, kompania britanike "Nestle" do të fillojë blerjen e 125 gigavat-orë energji të gjelbër në vit për të mbuluar 50 për qind të konsumit të saj të energjisë.
"Jam tepër krenar që ne në 'Nestle' po bëjmë gjënë e duhur për të luajtur rolin tonë në zvogëlimin e ndryshimeve klimatike. Me partneritetin tonë 'Orsted' tani ne jemi në gjendje të mbulojmë 100 për qind të energjisë elektrike nga energjia e erës, një tjetër moment i madh në përpjekjet tona që të bëhemi një biznes i qëndrueshëm", tha Stefano Agostini, drejtor ekzekutiv i "Nestle" për Britani dhe Irlandë.
Mullinjtë e erës Race Bank është një nga fermat më të reja operative të erës në Britani që është autorizuar në vitin 2018.
Ajo është e aftë të gjenerojë deri në 573 megavat energji elektrike të gjelbër nga turbinat e erës së tij me 91 megavat nga Siemens Gamesa.























