Daimler AG" realizoi një fitim të vogël në tremujorin e parë
BKT
Ekonomi

Daimler AG" realizoi një fitim të vogël në tremujorin e parë

Prodhuesi gjerman i automjeteve luksoze Mercedes-Benz, "Daimler AG" realizoi një fitim të vogël në tremujorin e parë të vitit 2020, pasiqë kompania mbylli fabrikat e saj dhe kaloi në mënyrën e ruajtjes së parave dhe menaxhimit të kostove gjatë krizës së koronavirusit (COVID-19).

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë së automjeteve me bazë në Shtutgard sot deklaroi se tani janë duke u angazhuar në një rifillim gradual të prodhimit dhe se do të vazhdojnë investimet në automjete elektrike dhe të dixhitalizuara. Ai e quajti "të padiskutueshme" zhvendosjen drejt teknologjive të reja pavarësisht ndërprejes serioze që ka shkaktuar shpërthimi i koronavirusit.

Fitimi i realizuar neto ishte 168 milionë euro (182 milionë dollarë) nga 2.1 miliardë euro në të njëjtin tremujor të një viti më parë. Të ardhurat ranë në 37.2 miliardë euro nga 39.7 miliardë euro sa ishin në tremujorin e parë të vitit 2019.

Drejtori ekzekutiv, Ola Kallenius tha se "tani kemi filluar me një ngritje graduale të prodhimit tonë".

"Në të njëjtën kohë ne vazhdojmë të investojmë në teknologjitë kryesore, përfshirë elektrifikimin dhe dixhitalizimin. Këto janë elementë të panegociueshëm të së ardhmes sonë", tha Kallenius.


MË SHUME NGA Ekonomi