COVID-19,Brussels Airlines zgjat pezullimin e fluturimeve deri më 1 qershoe
Kompania ajrore tha se vendimi i zgjatjes së pezullimeve për të gjithë fluturimet është marrë për shkak të kushteve të jashtëzakonshme të shaktuara nga pandemia.
Brussels Airlines, një prej kompanive kryesore të fluturimeve në Belgjikë, për shkak të koroanavirusit të ri (COVID-19) ka zgjatur pezullimin e fluturimeve deri më 1 qershor.
Brussels Airlines në një deklaratë njoftoi se vendimi i zgjatjes së pezullimeve për të gjithë fluturimet është marrë për shkak të kushteve të jashtëzakonshme të shaktuara nga pandemia.
Në deklaratën ku rikujtohet se shumë vende vazhdojnë të zbatojnë kufizimet për udhëtimet me qëllim luftën kundër pandemisë, thuhet se operacionet nuk do të mund të fillojnë para datës 1 qershor.
Ndër të tjera, në deklaratë theksohet se udhëtarët që kanë fluturime për periudhën në fjalë mund t'i ndryshojnë biletat e tyre.
Brussels Airlines, për shkak të pandemisë ka pezulluar fluturimet e saj që nga 21 marsi.
Kompania ajrore Brussels Airlines kryente fluturime me 48 avionë në më shumë se 100 destinacione.























