Prezantohet një plan ekonomik e investues për regjion
BKT
Ekonomi

Prezantohet një plan ekonomik e investues për regjion

Komisioni Evropian shpalli, se do të përkrahë shtetet e Ballkanit Perëndimor me 3.3 miliard euro për përballimin e krizës në shëndetësi dhe të pasojave sociale dhe ekonomike nga pandemia Covid-19.

"BE caktoi një pako financiare akt me të cilin ripohon solidaritetin e tij”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një takim me komisionarët evropian. Më 6 maj në një konferencë video të liderëve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, Komisioni Evropian do të prezantojë një plan ekonomik e investues për regjion, i cili duhet të miratohet gjatë këtij viti. Ai do të jetë orientuar si te përballimi i pasojave të pandemisë, ashtu edhe te modernizimi i ekonomisë dhe te realizimi i reformave. 


MË SHUME NGA Ekonomi