Nga 1 korriku hapen plazhet e Qipros
Qiproja planifikon heqjen me etape të kufizimeve për shkak të koronavirusit nga 21 maj, tha presidenti Nikos Anastasiadis. Nga 4 maj rimëkëmbet puna në ndërtim dhe në tregtinë me pakicë.
Nga 4 maj rimëkëmbet puna në ndërtim dhe në tregtinë me pakicë. Më 11 maj nxënësit e shkollave të mesme kthehen në dhomat e klasës. Nga 21 maj hiqen kufizimet për lëvizjen e shtetasve, hapen hapësirat shoqërore, parqet, sheshet, por e gjithë kjo në respektim të plotë të masave të mbrojtjes. Nga 1 qershori edhe plazhet do të jenë të hapura. Presidenti Anastasiadis u falënderoi shtetasve për “dhurimin dhe disiplinën e tyre në respektimin e masave pa precedent”. Deri më 29 prill në mbrëmje në Qipro u regjistruan 843 të infektuar me koronavirusin në sfondin e afro 56 mijë testeve të realizuara, njoftoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Qipro Branisllava Bobanac.























