08:47 / 01.05.2020
Në Kroaci planifikohet protestë virtuale më 1 maj
Për shkak të ndalimit të grumbullohen shumë njerëz në një vend në lidhje me pandeminë e koronavirusit Bashkimi i Sindikatave të Pavarura në Kroaci planifikon që më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punës, të organizojë protestë virtuale në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve.
Veprimtaria do të realizohet nëpërmjet platformës online ZOOM dhe do të transmetohet në Facebook. Kështu sindikalistët kanë ndërmend të përcjellin mesazh se “është koha për një model të ri të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik”.























