25 vite nga operacioni `Bljesk` të luftës atdhetare të Kroacisë

25 vite nga operacioni `Bljesk` të luftës atdhetare të Kroacisë

Shoqata e Shqiptarëve Mbrojtës të Luftës Kroate Atdhetare kujton të zhdukurit dhe të rënët në luftën çlirimtare, gjatë operacionit ”Bljesak” në Sllavoni.

"Sot me 1 Maj, në 25 vjetorin e  operacionit “Bljesak” i kujtojmë viktimat, që siguruan mbijetesën e shtetit Kroat dhe integritetin e tij territorial. Gjatë operacionit, forcat ushtarako-policore rifituan të gjitha zonat e okupuara të Sllavonisë perendimore, dhe u rivendos komunikimi në autostradën Zagreb-Sllavonski Brod dhe linjën hekurudhore Zagreb-Vinkovci. Operacioni filloi herët në mëngjes më 1 maj në vitin 1995, ku morën pjesë rreth 7 200 pjesëtarë të Ushtrisë Kroate dhe Policisë Speciale, më pak se 32 orë çliruan diku reth 500 kilometra katrorë të territorit të okupuar. Në çlirimin e Sllavonisë perëndimore, u vranë 42 ushtarë dhe policë të Kroacisë dhe 162 u plagosën. Lavdi e përjetshme bashkëluftëtarëve!", ka shkuar në facebook", Esad Çollaku kryetar i Unionit Shqiptar në Kroaci.