AAF mbështeti në edukim mjekë nga Kosova
BKT
Shëndetësi

AAF mbështeti në edukim mjekë nga Kosova

American Austrian Foundation (AAF), udhëhequr nga dr. Wolfgang K. Aulitzky, ka përkrahur kyçjen e mjekëve nga Kosova në këtë projekt nga viti 2005 bashkë me mjekët specialistë nga 109 shtete të botës.

Dr. Aulitzky ka mundësuar pjesëmarrjen në mbi 450 seminare në Salzburg të mjekëve specialistë nga Kosova, nga lëmitë e ndryshme mjekësore dhe 40 aftësime një mujore në spitalet e Austrisë. 

Në këto seminare ligjërojnë ekspertët më të njohur nga SHBA dhe Austria. 

Secila pjesëmarrje e mjekëve në këto aktivitete në Austri ka kosto prej 3.000 deri 5.000 euro.

Pas rinovimit të hapësirave në Klinikën e Radiologjisë është formuar një bibliotekë me kapacitete për t’u zhvilluar dhe shërbyer në pacientët kosovarë në mënyrë moderne.

Me kërkesën e drejtorit të klinikës Dr. Bujar Gjikolli, me rastin e ditëlindjes së 70-të, për të shprehur simbolikisht mirënjohje dhe vlerësuar kontributin madhështor shumëvjeçar, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK, Dr. Basri Sejdiu, ka miratuar emërimin e bibliotekës në Klinikën e Radiologjisë me emrin e Wolfgang K. Aulitzky, MD.

ShSKUK e falënderon dhe është mirënjohës ndaj Dr.Aulitzky, duke i uruar atij shëndet dhe vazhdim të kontributit të mëtejmë për mjekët nga Kosova.


MË SHUME NGA Shëndetësi