Kurtishaj: Transporti i udhtarëve duhet të fillojë punën
BKT
Ekonomi

Kurtishaj: Transporti i udhtarëve duhet të fillojë punën

RTKlive

Pandemia ka prekur turizmin në gjithë globin pasi sipas parashikimeve të forumit botëror të turizmit diku në fund të muajit mars apo fillim të muajit prill është paraparë që të humben 50 milionë vende pune dhe të hyrat nga turizmi kanë qenë mbi 1.7 trilionë dollar, e patjetër që e dëmtuar në këtë sektor është edhe Kosova.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor si dhe kryesues i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj tha në RTK se edhe Kosova është një prej sektorëve më të dëmtuar që përfshinë një numër të madh të të punësuarve që janë mbi 35 mijë që janë të punësuar në sektorin e turzimit

"Turizmi është një prej sektorëve më të dëmtuar në glob, duke pasur parasysh që sipas parashikimeve të forumit botëror të turizmit diku në fund të muajit mars apo fillim të muajit prill është paraparë që të humben 50 milionë vende pune dhe të hyrat nga turizmi kanë qenë mbi 1.7 trilionë dollar dhe parashikohet që humbjen deri në fund të këtij viti të jenë diku rreth 1 trilionë dollar, atëherë kjo i bie që turizmi është më i prekturi dhe më i dëmtuari dhe në këtë rast nuk mund të anashkalohet edhe Kosova që është një prej sektorëve më të dëmtuar që përfshinë një numër të madh të të punësuarve që janë mbi 35 mijë që janë të punësuar në sektorin e turzimit" tha ai.

Kurtishaj bënë thirrje qeverisë që transporti i udhëtarëve të filloj punën sa më parë marrë parasysh që një pjesë e veprimtarive ekonomike ka filluar punën sot, dhe qytetarët mund të humbasin punën si pasojë e mungesës së trasportit, pas jo të gjithë kanë vetura personale. Ai poashtu tha se kanë kërkesa shumë të mëdha të qytetarëve të cilët në vazhdimsi pyesin se kur do të fillojnë punën me trasportin rrugor.

"Janë mbi dy mijë autobusë të cilët janë jashtë vendeve të tyre të punës, janë mbi 35 mijë punëtorë jashtë vendeve të punës, janë miliona euro humbje nga mosfunksionimi apo mosushtrimi i veprimtarisë qoftë transport, qoftë turziëm apo hotelieri, qoftë gastronomi, është një situatë jo e këndshme as për ne dhe as për qytetarët. Doke pasur parasysh masat e fundit lehtësuese, ne si shoqatë jemi mjaftë të shqetësuar për vonesën, në kuptimin e fillimit të veprimtarisë qoftë të transportit rrugor të udhëtarëve qoftë në fushën e turizmit dhe hotelierisë, qoftë në segmentet tjera që ndërlidhen direkt me sektorin e turizmit. Andaj thirrja jonë është shumë korrekte në kuptimin e kërkesave të qytetarëve të cilat realisht janë në numër të madh që për çdo ditë pyesin kur do të fillohet sepse nga sot ka filluar edhe puna në disa veprimtari ekonomike dhe ata qytetarë duhet të udhëtojnë për të mos humbur vendet e tyrë të punës, sepse jo të gjithë kanë vetura", tha Kurtishaj.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:

 


MË SHUME NGA Ekonomi