Rreziku kryesor në Kosovë është likuidimi i kompanive funksionale
Përmes video komunikimit nga Uashingtoni, në forumin virtual të organizuar nga Oda Amerikane ‘’Ndikimi i COVID19 në biznese: Legjislaconi kosovar për ristrukturim dhe paaftësi paguese’’.
Andres Federico Martinez nga IFC, tha se kriza në të cilën ndodhemi tani përbën një rrezik të madh mbi mbijetesën e bizneseve dhe theksoi rëndësinë e një strategjie të mirëfilltë për të dalë nga kjo situatë, strategji kjo e cila përfshinë edhe sistemin e insolvencës.
Martinez gjithashtu tha se rreziku kryesor në Kosovë është likuidimi i kompanive funksionale dhe të nevojshme për ekonominë dhe mirëqenien e vendit, duke theksuar se së pari duhet të inkurajojmë negociatat jashtëgjyqësore sidomos për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme pasi që Kosova ka ligj edhe për këto negociata. Në fund, ai inkurajoi të gjithë pronarët e bizneseve që të konsultohen me avokatët e tyre dhe ti shfrytëzojnë këto mekanizma të parapara me ligj.























