Pandemia nuk ka shkaktuar dëme të mëdha tek gjyqësori
Krenar Berisha nga Departamenti Fiskal ka marrç pjesë në forumin virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në partneritet me Programin e Aktivitetit të Drejtësisë Komerciale të USAID ``Drejtësia komerciale gjatë COVID-19: Si i menaxhojnë gjykatat rastet komerciale?``.
Ai tha se pavarësisht rrethanave ku ndodhemi, Gjykata ka pranuar paditë, kërkesat dhe kundërshtimet ndaj vendimeve administrative të cilat janë regjistruar dhe procesuar në mënyrë të rregullt duke shtuar se deri më tani nuk kanë pasur ulje të lëndëve por kjo mund te ndodhe disa muaj më vonë pas përfundimit të mundshëm të pandemisë.
Berisha tha se sa i përket ndryshimeve specifike të sjella nga rrethanat, deri më tani pandemia nuk ka shkaktuar dëme të mëdha tek gjyqësori, saktësisht këtë departament, por, dëmet potenciale mund te vërehen në të ardhmen.























