16:02 / 04.05.2020
Zeka: Nëse do të ketë përmirësim, duhet të rishikohen masat lehtësuese
RTKlive
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha se pandemia Covid19 kas pasur ndikim shumë të madh negativ në sektorin privat.
“Kjo pandemi do të ndikojë shumë në sektorin privat, ne gjatë takimeve që kemi pasur me zyrtarë të qeverisë së Kosovës, kemi bërë disa kërkesa”, tha ai për RTK.
Sipas tij ka shumë sektor që do të punojnë më kapacitete të kufizurara të shërbimeve.
“Nëse do të ketë përmirësim të situatës së pandemisë, duhet të rishikohen masat dhe të kemi më shumë hapje të bizneseve”, tha ai.
Zeka tha se bizneset private duhet të mbeshteten me masa të ndryshme. “Sektori privat duhet të mbeshtetet dhe të shohim se cilat janë mundësitë për mbështetje”, tha ai.























