Qeveria ende s`ka siguruar të gjitha mjetet financiare për pakon emergjente
BKT
Ekonomi

Qeveria ende s`ka siguruar të gjitha mjetet financiare për pakon emergjente

Financimi i Pakos Fiskale Emergjente ende nuk është siguruar 100 për qind nga shteti. Qeveria ka bërë disa rialokime të mjeteve nga disa ministri të linjës. Fondi 50 milionësh nga FMN mund të përdoret për të mbuluar këtë pako, por fondet e tjera të premtuara mund të mos realizohen sivjet.

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për të financuar komplet pakon fiskale emergjente. Disa mjete do t'i shfrytëzojnë ministritë e linjës dhe nga kontigjenti rezervë i shteti. Barra më e madhe bie mbi Ministrinë e Financave dhe atë ekonomisë.

 “Pjesa e fondeve kryesisht do të mbulohet prej ministrive të linjës, varësisht se kush deh cilën mas e ka në përgjegjësi dhe që kryesisht i bjen ministrisë së financave që ka të bëjë më pakot sociale, ndërsa pjesa që ka të bëjë me ekonomi është përgjegjësi që i takon MEPTINIS”, tha Agim Krasniqi, zv/ministër në detyrë i Financave.

Një pjesë e fondit tashmë është siguruar edhe nga Trusti në vlerë prej rreth 30 milionë eurosh. Zëdhënësi Jeton Demi, i tha RTK-së Trusti do të vazhdoj të marr pjesë në ankandet e letrave me vlerë nga Qeveria, të cilat deri tash kanë arritur në 375.2 milionë euro.

Krasniqi thekson se pa miratimin e Kuvendit keto mjete nuk do të jetë e mundur të shfrytëzohen.

"Pjesa tjetër që është pre majit shiqohet me u kompensu prap me rialokime, arsye pse është kjo kështu është së duhet të ndodh procesi i rishikimit, në mënyrë që pjesa e rialokimeve dhe kursimeve që do të vijnë duhet të  vendosen në atë proces brenda ndarjeve buxhetore" tha Krasniqi.

"Ministritë e linjës për fondet e kontigjencës, mjfatojnë, ka dicka që nuk vjen menjëherë dhe masa që mund të ekekutohet ma vonë dhe fondi për kredimattrj deri në atë kohë cështjet rregullative besoj që do të rregullohet”

“Nuk besoj qëduhet të marrim kredit për pakon emergjente Me kursimet që bëhen në buxhetin 2020, besoj që mund të finnacohet”.

Qeveria do ta ketë të pamundur të mos marrë kredi për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, më të cilat duhet të krijohet stabilitet financiar.

Krasniqi tha se kreditë na duhen për stabilitet financiar - duhet t'i shfrytëzojmë mjetet nga kursimet.

Visar Krasniqi,RTK


MË SHUME NGA Ekonomi