16:26 / 05.05.2020
Mosmarrëveshje në koalicionin qeverisës për shkak të TVSH-së
Partitë në Bullgari që janë në pushtet nuk arritën marrëveshje për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në sektorët e turizmit dhe restoranteve. Sipas partisë më të madhe në koalicion nuk ka arsye për uljen e TVSH-së në kushtet e krizës, sepse buxheti nuk mund të përballojë atë.
"Ne kemi premtuar para zgjedhjeve se nuk do të ndryshojmë tatimet”, tha Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev.
“Në programin e qeverisë nuk ishte parashikuar dhe koronavirusi”, ishte argumenti i zëvendësministrit tjetër nga partia VMRO Krasimir Karakaçanov. Ai tha se në se opinioni i specialistëve nuk është pozitiv, masa nuk do të pranohet.
Opozita e së majtës (Partia Socialiste Bullgare) gjithashtu propozoi uljen e TVSH-së – për ushqimet dhe medikamentet.























