Të respektohen masat mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e pandemisë
BKT
Ekonomi

Të respektohen masat mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e pandemisë

Feride Podvorica udhëheqëse e divizionit për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në Ministrinë e Drejtësisë, tha se duhet të respektohen masat mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Feride Podvorica udhëheqëse e divizionit për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në Ministrinë e Drejtësisë, në forumin virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Programin e USAID për Drejtësi Komerciale, tha se në një periudhë të tillë krize kur është rrezikuar zhvillimi i të gjitha veprimtarive, është e rëndësishme që të respektohen masat mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e pandemisë. Podvorica shtoi se Unioni Ndërkombëtar i Përmbaruesve Gjyqësorë në të cilin Kosova ka rolin e anëtarit vëzhgues, përmes një dokumenti ka bërë thirrje që të kufizohen masat e përmbarimit, në mënyrë që sado pak të lehtësohen vështirësitë financiare për qytetarët.


MË SHUME NGA Ekonomi