Fushata `Larg Syve, Afër Zemrës`
BKT
Shëndetësi

Fushata `Larg Syve, Afër Zemrës`

Fondacioni “Larg syve, Afër Zemrës” i krijuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në bashkëpunim me agjensionin NEW MOMENT NEW IDEAS, organizatat BONEVET dhe KOSOVO IDEAS, dhe me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) është lansuar më 28 prill, me mesazhin ‘Larg syve, afër zemrës’ emërtim ky që e mban edhe tërë fushata.

“Ky mesazh përcjell gjendjen aktuale, ku shumica prej nesh i kemi të dashurit larg syve, por vazhdojmë t’i mbajmë afër zemrës. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në ngritjen e fondeve për të blerë pako të testimit për Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK), në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë. Fushata synon të mobilizojë individë vullnetmirë dhe kompani private brenda Kosovës si dhe në Diasporë për të kontribuar financiarisht në arritjen e shumës së synuar prej 61,334 Euro, dhe rrjedhimisht të siguroj 2500 copë pako të testimit”, u tha në lansimin e kësaj fushate.
 
Për të folur rreth kësaj fushate Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë tha në RTK se tani me lehtësimin e masave kundër Covid-19 nevojiten më shumë teste në mënyrë që situata të jetë nën kontrollë.
 
"Kemi startuar me këtë kampanjë sepse kemi vërejtur, jo vetëm në Kosovë por globalisht është sfidues që të blehen testet, mirëpo njëkohësisht dhe simodos tani pasi që kemi filluar t'i lëhtësojmë masat jo vetëm në Kosovë por edhe mbarë botës, për këtë arsye nevojitet numri edhe më i madh i testeve në mënyrë që të sigurohemi që situata të jetë nën kontrollë. Kjo është një mënyrë që të përcjellim zgjerimin e virusit apo ta ndalojmë. Për këtë arsye jemi duke u munduar që përmes partnerëve dhe të tjerët me të cilët zakonisht nuk bashkpunojmë apo nuk kemi punuar, dhe jemi duke kërkuar mënyra alternative që të gjëra të mira, respektivisht të finanncojmë një gjë të tillë", tha ajo.
 
Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë  tha poashtu se qëllimi kësaj kampanje është të mbledhin 60 mijë euro të cilat do të shfrytëzohen për 2 mijë e 500 teste.
 
"Kemi filluar me këtë kapmanjë para disa dite dhe është hapi jonë i parë që të mbledhim para prej të gjithë qytetarëve, mënyra është shume e lehtë dhe e sigurt për donacione, qëllimin e kemi që të mobilizojmë 60 mijë euro, së paku për tash të cilat do të shfrytëzohen për 2 mijë e 500 teste. Tani jemi duke i kontaktuar partnerët dhe duke shpërndar informacione rreth kampanjës në fjalë", tha ajo.


MË SHUME NGA Shëndetësi