Doracaku për Rindërtimin e Informacioneve Kadastrale
BKT
Ekonomi

Doracaku për Rindërtimin e Informacioneve Kadastrale

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është përgjegjëse për Kadastër dhe është kompetente për mbikëqyrjen e përgjithshme të veprimtarisë kadastrale, për mirëmbajtjen e kadastrit dhe regjistrit të pronës së paluajtshme, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka krijuar Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë (SIKTK), që është një sistem për mbledhjen, përpunimin dhe distribuimin apo shpërndarjen e të dhënave mbi tokën.

Sipas legjislacionit në fuqi përmes këtij sistemi, përveç mirëmbajtjes së rregullt të kadastrit, AKK në bashkëpunim me Zyrat Kadastrale Komunale ka ndërmarrë edhe veprime plotësuese nëpërmjet Rindërtimit të Informacioneve Kadastrale (RIK) me qëllim të azhurnimit dhe plotësimit të të dhënave ekzistuese me gjendjen faktike në terren.

AKK planifikion që procesin e RIK-ut ta zhvillojë në të gjitha zonat kadastrale ku ka mospërputhje midis të dhënave zyrtare në regjistër dhe gjendjes faktike në terren, e sidomos në ato zona kadastrale ku tregu i pronës është aktiv dhe vlera e pronës është më e lartë. Me këtë rast ndihmohet qytetari që pa pagesë prona e tij e paluajtshme të bëhet pjesë aktive e qarkullimit bankar dhe tregut të pronës, duke ndihmuar zhvillimin ekonomik në vend.

Në kuadër të reformave që AKK ka ndërmarrë gjatë vitit 2019, është synuar ngritja e kualitetit të Rindërtimit të Informacioneve Kadastrale dhe përfitimet e qytetarëve të jenë sa më të mëdha.

Doracaku i nënshkruar sot nga Kryeshefi Ekzekutiv i AKK-së z. Avni Ahmeti do të jetë udhërrëfyes për ekspertë dhe zyrtarë profesional nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, Zyrat Kadastrale Komunale, operatorët ekonomik dhe akterët tjerë të interesit, që me saktësi të zbatojnë procedurat gjatë përfshirjes në këtë proces.


MË SHUME NGA Ekonomi