Mbahet takimi i Grupit Punues për Vendet e Evropës Juglindore
Dje u mbajt takimi i Grupit Punues për Vendet e Evropës Juglindore, që organizohet nga The German Eastern Business Association/ Ost-Ausschuss - Osteuropaverein der Deutschen Wirtschaft e.V (OAOEV). OEGJK që nga viti 2018 është anëtar i këtij grupi punues, dhe përfaqësohet nga drejtoresha menaxhuese Nora Hasani.
Takimi është udhëhequr nga Drejtori Menaxhues i OAOEV, z. Michael Harms. Ndërsa pjesëmarrës dhe njeheri anëtarë në grup punues janë: Ministria Federale e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Ministria Federale për Ekonomi dhe Energji si dhe drejtorët e Odave të Jashtme Ekonomike Gjermane (AHK), Shoqata e Menaxhimit të Zinxhirit të Furnizimit (BME) si dhe kompanitë gjermane që kanë investuar në rajon.
Rreth 40 pjesëmarrës u informuan për zhvillimet aktuale në njëmbëdhjetë vendet e rajonit. Fokusi ishte në shkëmbimin e informatave rreth situatës aktuale ekonomike në vendet përkatëse, dhe masat e marra nga qeveritë për të luftuar pandeminë dhe për të mbështetur kompanitë lokale.























