Arabia Saudite shpall masa për të stabilizuar ekonominë
BKT
Ekonomi

Arabia Saudite shpall masa për të stabilizuar ekonominë

Arabia Saudite planifikon të rrisë taksat dhe të zvogëlojë shpenzimet publike në mënyrë që t’i përgjigjet krizës së shkaktuar nga pandemia e virusit korona dhe rënia e çmimit të naftës, shkruan Guardian.

Taksa për produktet ushqimore bazë do të rritet tre herë dhe në vend të pesë do të arrijë në 15%, ndërsa kostot për projektet kryesore do të ulen me 26 miliardë dollarë.

Kompensimi për kostot shtesë për punonjësit, i cili i kushton shtetit 13.5 miliardë dollarë në vit, do të shfuqizohet.


MË SHUME NGA Ekonomi