KE inkurajon vendet anëtare të mbajnë mbyllur kufijtë deri më 15 qershor
BKT
Ekonomi

KE inkurajon vendet anëtare të mbajnë mbyllur kufijtë deri më 15 qershor

Komisioni Europian po inkurajon vendet në BE që të zgjasin kufizimet për udhëtimet jo-thelbësore dhe të mbajnë kufijtë e jashtëm të mbyllur deri më 15 qershor.

"Ndërsa disa shtete të asociuara të BE-së dhe Shengenit po ndërmarrin hapa paraprak në drejtim të lehtësimit të masave për luftimin e përhapjes së pandemisë, situata mbetet e brishtë si në Europë ashtu edhe në mbarë botën. Kjo kërkon masa të vazhdueshme në kufijtë e jashtëm për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit përmes udhëtimit në BE. Heqja e kufizimeve të udhëtimit duhet të bëhet me faza, “tha Komisioni Europian në një deklaratë të premten.

“Ftesa” nuk është e detyrueshme dhe hapja e kufijve të jashtëm të vendeve është një vendim në nivel kombëtar.

BE vendosi të mbyllë kufijtë e saj të jashtëm në 17 mars, përveç udhëtimeve jetësore. Kufizimet zbatohen për “zonën e BE”, gjithsej 30 vende, përfshirë Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

“Megjithë përparimin në shumë vende europiane, situata në të gjithë botën është shumë e brishtë. Është e domosdoshme që çdo veprim i ndërmarrë të jetë gradual, me masa të ndryshme në faza të ndryshme”, tha Margaritis Schinas, nënkryetar i KE./CNN


MË SHUME NGA Ekonomi