10:05 / 13.05.2020
BERZH parashikon tkurrje të ekonomisë bullgare
Ekonomia bullgare do të tkurret me 5 për qind gjatë vitit 2020.
Këtë e parashikon Banka Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin.
Ka mundësi që gjatë vitit 2021 të shënohet rimëkëmbje, por gjithçka varet nga lehtësimi i masave kundër Covid-19 dhe dinamika e përhapjes së infektimit, mendojnë nga banka. Sipas saj më të prekur nga kriza janë shërbimet, tregtia me pakicë dhe turizmi.























