Parashikimet ekonomike kanë rënë në nivelin 14.2 për qind
Parashikimet ekonomike kanë rënë në nivelin 14.2 për qind në muajin mars, të cilët në prill kanë humbur një vlerë prej 6.3 për qind duke u ulur në nivelin prej 7.9 për qind.
Japonia ka arritur në nivelin më të ulët të ndjeshmërisë ekonomike që nga viti 2002 për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Zyra e kabinetit publikoi të dhënat e përditësuara rreth vëzghimit ekonomik të zbatuar mes 25-30 prill ndaj 2.000 punonjësve të dyqaneve dhe taksistëve.
Në anketën me pjesëmarrje prej 87 për qind, parashikimet ekonomike kanë rënë në nivelin 14.2 për qind në muajin mars, të cilët në prill kanë humbur një vlerë prej 6.3 për qind duke u ulur në nivelin prej 7.9 për qind.
Anketa e cila mat mendimet e punonjësve për sektorin ku punojnë dhe mbi 50 cilësohet "optimiste", ndërsa nën këtë numër "pesimiste", ekonominë e vendit e cilësoi si "gjithnjë e më shumë të përkeqësuar".
Në Japoni në 24 orët e fundit janë shënuar 42 raste të reja me COVID-19, duke arritur në 16.803 ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 697 me një rritje prej 6.























