Dëmet ekonomike nga pandemia e Koronavirusit janë tejet të mëdha
BKT
Ekonomi

Dëmet ekonomike nga pandemia e Koronavirusit janë tejet të mëdha

Visar Shatrolli, RTK

Dëmet ekonomike që është duke shkaktuar pandemia e Koronavirusit janë tejet të mëdha. Kjo ka filluar të vërehet edhe te ndërmarrjet në Kosovë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri ndërmarrjeve të regjistruara në tremujorëshin e parë ka rënë dukshëm. Në tremujorin e parë të vitit 2020 gjithsej janë regjistruar 2 311 ndërmarrje. Krahasuar këtë tremujor me tremujorin paraprak ka një rënie prej 9.94% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak ka rënie prej 3.86% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Për këtë gjë Skënder Krasniqi nga Oda e Afarizmit të Kosovës ka thënë se këto shifra janë vetëm fillimi i pasojave që do të kenë bizneset në përgjithësi. Krasniqi thotë se Covid-19 ka dëmtuar në masë të madhe ekonomin vendore, porse kjo nuk po e gjen mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.

"Është një gjendje shumë e rëndë të bërit biznes që vec u vështirësu pasojat vec po shihet se do të jenë shumë të mëdhaja si rezultat i mospërhkraje së mjaftueshme të Qeverisë ndaj bizneseve , por edhe si rezultatë i rënies së përgjithshme të konsumit edhe të kërkesës për të bë biznese gjatë kësaj kohe", tha ai.

Safet Gërxhaliu, njohës i ekonomisë, ka thënë se pandemia ekonomike dhe sociale do të jetë shumë më e vështirë se Koronavirusi.

Ai ka thënë se është koha kur Qeveria duhet të bëjë më shumë për ekonominë.  "Është koha kur shteti duhet të bëjë për ekonominë e vendit. Dora e shtetit duhet të jetë vërtet në funskion të zhvillimit në funskion të ardhmërisë dhe në funksion të kthimit të besimit të humbur. Jemi dëshmitar të indikatorëve mjaft negativë sa I përket grumbullimit të të hyrave qoftë nga ATK qoftë nga Dogantë e Kosovës. Jemi të vetëdijshëm për nevojë urgjente për buxhet në funskion të zhvillim dhe në këtë drejtim nuk është risi numri I bizneseve të shuara", tha ai.

Krasniqi e Gërxhaliu kanë thënë se pakoja emergjente e qeverisë është e pamjaftueshëm dhe më tepër pako sociale e që përmes saj nuk mund të ndihmohen as bizneset por as të punësuarit. Ata thonë se në rast se nuk merren masa të menjëhershme nga ana e Qeverisë për rimëkëmbjen ekonomike, atëherë disa sektorë do të kolapsojnë, siç është turizmi, hoteleria e prodhimtaria.


MË SHUME NGA Ekonomi