​ShSKUK: Për katër ditë kemi trajtuar mbi 600 raste

​ShSKUK: Për katër ditë kemi trajtuar mbi 600 raste

Brenda katër ditëve, klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka trajtuar mbi 600 raste.

Përmes një njoftimi të ShSKUK-së thuhet se kjo klinikë vazhdon të mbetet më e ngarkuara në QKUK.

Ndërkohë që nga koha e pandemisë, QKUK ka pezulluar punën në ambulanca specialistike dhe operacionet dhe procedurat e tjera jo urgjente.

Ky vendim ka ardhur pas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë publike, me qëllim të mbrojtjes nga koronavirusi i ri.