Ekonomia tkurret 2.2% në tremujorin e parë të vitit 2020
BKT
Ekonomi

Ekonomia tkurret 2.2% në tremujorin e parë të vitit 2020

Gjermania është në recesion pasi ekonomia e saj për dy tremujor radhazi ka parë rritje negative.

Prodhimi i brendshëm bruto u tkurr 2,2 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020, performanca më e keqe e ekonomisë gjermane që nga kriza financiare.

Gjithashtu edhe në tremujorin e katërt të vitit 2019 ekonomia u zvogëlua me -0.1 për qind.

Kreu i Zyrës Federale të Statistikave Albert Braakmann paralajmëroi që rënia ekonomike e vendit do tëpërshpejtojë në tremujorin aktual për shkak të pandemisë.

Shumica e parashikimeve deklarojnë që ekonomia do të tkurret me rreth 10 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2020, megjithëse Braakmann tha që rezultati përfundimtar do të varet nga mënyra se si do të lehtësohen masat kufizuese./Reuters


MË SHUME NGA Ekonomi