11:15 / 18.05.2020
Kërkohet krijimi i një shtabi ekonomik
Një shtab ekonomik dhe kronogram për masat që Bullgaria do të ndërmarrë për kapërcimin e krizës me Covid-19, kërkoi nënpresidentja Ilijana Jotova.
Sipas saj masat që ndërmerren tani janë të mira, por nuk janë të mjaftueshme. Ajo theksoi, se sipas Komisionit Evropian Bullgaria do të ketë ulje të produktit të Brendshëm bruto me 10.6 për qind gjë që vjen të sugjerojë se kriza ekonomike dhe sociale janë në pragun e vendit.























