16:15 / 18.05.2020
Bullgaria hapi sot qendrat e mëdha tregtare dhe palestrat
Në Bullgari në qendrat e mëdha tregtare duhet të ketë dyer të veçanta për hyrje dhe dalje dhe mes vizituesve të ketë distancë të detyrueshme prej 1.5 metrash.
Maskat janë të detyrueshme në të gjitha hapësirat e brendshme, ndërsa qiramarrësit e dyqaneve duhet të sigurojnë dezinfektues. Konsumimi i ushqimit është i lejuar vetëm në tarraca. Është lejuar gjithashtu provimi i rrobave dhe këpucëve.
Stërvitjet në palestra gjithashtu do të zhvillohen duke u mbajtur distanca prej 1.5 metrash mes vizituesve. Në rastet kur stërvitjet zhvillohen në grupe duhet të ketë jo më shumë se 10 veta. Pajisjet do të dezinfektohen pas çdo një klienti. Banjat, dhomat e ndërrimit dhe tualetet do të përdoren në kushtet e një higjienë shumë të rreptë.























